Rreth 500 ushtarë të tjerë do të angazhohen në rajonin e Valencias, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me pasojat e përmbytjeve.

Më shumë se 200 persona janë konfirmuar të vdekur, dhe shumica prej tyre në dhe rreth Valencias, ndërsa sipas mediave të huaja, pritet që numri I tyre të rritet.

Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur të hënën, kanë shkaktuar përmbytje, të cilat kanë shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytezat me baltë.

Për pasojë, banorët kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe rrymë.

Mijëra persona kanë udhëtuar drejt zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim të zones.

Ka paralajmërime që do të ketë reshje të reja përgjatë fundjavës në atë rajon.

Rreth 1.700 ushtarë tashmë janë duke punuar në operacionet për kërkim-shpëtim në rajonin e Valencias, ndonëse po shuhen shpresat se do të mund të gjendet ndonjë i mbijetuar.

Autoritetet lokale po kritikohen ashpër për mënyrën e dhënies së ndihmës dhe që nuk i kanë bërë siç duhet paralajmërimet për vërshimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: