GREQI- Përmbytje masive kanë përfshirë edhe Greqinë, ku pjesa më problematike është zona veri-perëndimore e vendit. Kjo situatë ka bërë që kryeministri Alexis Tsipras të mbledhë qeverinë për të diskutuar mbi masat urgjente. Ai ka deklaruar se prioritet mbetet jeta e qytetarëve dhe më pas dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se dhjetëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërkohë që bashkitë, prefekturat e rajonet janë vënë në alarm. Mësohet se nga përmbytjet paraqitet situatë e rënduar në Artë, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Arakto. Si pasojë e reshjeve është shembur ura e Plakës e shekullit të 18-të, ndërsa rrezikon ura e Artës, e cila është ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: