BEOGRAD- Serbia ndihmon Shqipërinë të kalojë situatën e krijuar nga përmbytjet.

Qeveria e Republikës së Serbisë do të dërgojë një ndihmë financiare prej 50.000 euro për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë, për shkak të përmbytjeve që kanë goditur këto shtete.

Kështu është vendosur në një mbledhje të qeverisë serbe, siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug. Sygjerimi është bërë nga vetë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.

“Vendimi për të dërguar një ndihmë financiare në vendet fqinje të prekura nga përmbytjet katastrofike është marrë pas sugjerimit të ardhur nga kryeministri”, citon Tabnjug zyrën e shtypit të qeverisë serbe.

Tanjug shkruan më tej se, Maqedonia lindore dhe Shqipëria jugore u goditën në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut që zgjatën për ditë të tëra shkaktuan fryrjen e lumenjve dhe daljen e tyre nga shtrati duke përmbytur toka e fshatra të tëra, si dhe duke detyruar qindra njerëz të evakuohen.

Por kujtojmë se Shqipëria ka akorduar vjet 100 mijë euro për Serbinë kur u prek nga përmbytjet.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: