TIRANË- Tema e debatit në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili sot në News24 është çështja më e nxehtë e javës që lamë pas, përmbytjet vend.

Të ftuar në studio janë ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi si dhe dy gazetarët e News24, Mariglen Mërtiri dhe Enrik Mehmeti.

Fjalën i pari e mori ministri i Bujqësisë, Peleshi, i cili tha se ndryshe nga herët e tjera kjo katastrofë e kaluar natyrore mund të konsiderohet sukses, pasi nuk pati kosto njerëzore dhe se pas 3 ditësh të përmbytjeve, të pakta janë tokat që kanë mbetur nën ujë, shkruan BalkanWeb”. Nuk ka munguar replika me deputetin e PD-së Myslim Murrizi

A ka territore nën sundimin e ujit?
Niko Peleshi: Ka akoma toka nën ujë, të përmbytura, jemi përballur me një fuqi të pazakontë që i kalonte mundësitë njerëzore. Por këtë herë ndryshe nga herët e tjera, kemi paralajmëruar në kohë, dhe përveç punës së jashtëzakonshme të ushtrisë, bashkive etj. një pjesë të mirë të dëmeve ka mbaruar, por meritë ka dhe komuniteti që reagoi në kohë. Këtë katastrofë natyrore kemi mundur ta përballojmë pa kosto njerëzore. Tani jemi në situatën që lumenjtë janë në shtretërit të tyre, kemi qenë në një nivel reshjesh shumë të madh. I gjithë uji duhet të kullojë diku. Jo vetëm sot por edhe ditë më vonë në Darëzeze do vijojë sasia e ujit në hidrovor.

A bëtë më të mirën?
Niko Peleshi: Kjo është një histori suksesi, dhe nëse duhet indikator, dua të them se pas 3 ditë përmbytjesh, situata e tokave të përmbytura është përgjysmuar, për shkak të punës së bërë në kanalet kulluese. Janë shtuar si aktorë ndihme edhe vetë bashkikë,  që sot kanë marrë në dorëzim skemat e ujitjes dhe kullimit. Është bërë një punë që nuk dukej kur lumenjtë dolën nga shtrati, por kur lumi kthehet në shtrat, duket se sa shpejt kullon uji.

Basha tha kjo është përpjekje e qeverisë për ta nxjerrë këtë katastrofë si sukses në media
Niko Peleshi: Spekullim politik, po të ishte e vërtetë, do kishim pasoja më të mëdha. Është e habitshme që në këtë katastrofë nuk patëm kosto njerëzore, por edhe në bagëti kosto minimale.

Murrizi: Nuk jam këtu për të bërë politikë me fatkeqësi. Dëgjova ministren në parlament me ultimatume për motin. I njëjti skenar që ndodhi edhe në 2015, kur Edi Rama tha që kjo që ndodhi nuk do të ndodhë më. Isha dje në Darzezë dhe Ferras dhe i pyetëm banorët a ka ardhur kush për të inventarizuar dëmet e thanë përveç kryeplakut asnjë. Ne duhet ta ndajmë fatkeqësinë në dy pjesë, çfarë vjen nga Perëndia dhe çfarë ndodh nga qeveria. Ministrja Xhaçka tha nuk do ndodhë më.

Peleshi: Se ke kuptuar mirë ministren.

Murrizi: Mos ishte në gjumë.

Peleshi: Mos ishe ti në gjumë.

Murrizi: Tërbufi nuk është përmbyt nga lumenjtë. 1000 ha të përmbytur. 320 në Gradisht dhe Grabian.

Peleshi: Jo nuk janë 1000 ha.

Murrizi: Nuk ke institucion. Bordi i Kullimit nuk të funksionon. Bllokimi i kanaleve për show apo për palma. Bllokimi i rrugës në Mërtish.

Peleshi: Po të ishim 2 vjet më parë me këtë situatë, qyteti i Fierit do ishte përmbytur.
Murrizi: Në Lushnjë nuk ke vënë një kovë eskavatori. Nuk pati Gjanica, kishte Semani me Vjosën.

Peleshi: Kjo sasi e pazakontë çfarë do të kishim bërë ne do të sillte përmbytje. Me këtë sasi reshjesh në çdo vend të kalonte Vjosa do shkaktonte përmbytje.

(e.f/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb