PËRMET – Një nga këngëtarët më të njohur të muzikës përmetare, Vaskë Curri, ka sot ditëlindjen dhe patriotët e tij i kanë dërguar urimet në Facebook, duke treguar kështu respektin dhe adhurimin që kanë ndaj tij.

“Gëzuar, jetofsh sa Dhëmbeli mbi Lëshicë e të këndoftë shpirti, goja, zemra, – shkruajnë ata. – Gëzuar ditëlindjen këgëtari virtuoz dhe qofsh mysafir në sa më shumë dasma e gëzime…Por kemi një merak. Koha po kalon dhe ju po mbeteni të fundmit artistë. Dalëngadalë po ikin brezat dhe ripërtëritja e talenteve të reja ka pësuar stanjacion. Le të japim kontributet tona të gjithë që Përmeti të këndojë e të gëzojë përherë. Gëzuar Vaskë Curri!”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: