Gjithçka nis nga ai karton i verdhe për Bernard Berishën në minutën e 65-të të Apolonia-Skënderbeu. Menjëherë pas ndeshjes qarkulluan informacionet se mesfushori kosovar është i pezulluar për kryendeshjen e javës së 23 me Kukësin. Klubi korçar sqaron mjegullnajën e krijuar nëpërmjet drejtorit teknik, Ilir Përmeti, që saktëson se Berisha do të jetë në përballjen me verilindorët, duke iu referuar të dhënave zyrtare në sistemin e FSHF. “Bernard Berisha ka dy kartonë të verdhë dhe jo tre, ndaj është i disponueshëm për ndeshjen me Kukësin.

Nuk e di se nga kanë dalë këto informacione, ndërkohë që të dhënat tona bazohen edhe në sistemin ‘Kometë’ të FSHF, që është i disponueshëm edhe për klubet dhe ku Berisha figuron se mori kartonin e dytë të verdhë ndaj Apolonisë. Ka një aleancë të gjerë kundër Skënderbeut, që synon të mos na lejojë që të mbrojmë kurorën e kampionit. E them këtë duke u bazuar jo vetëm në vendimet e fundit të arbitrave, por edhe në hallkat e gjyqtarëve apo dhe në komisionet e FSHF-së, duke u nisur që nga çështja e sulmuesit Olajinka”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb