Mançester Siti dhe Liverpuli dominojnë ekipin e vitit në Premierligë, por në 11 lojtarët e përzgjedhur nuk ka vend për Eden Hazard e as për Momo Salah, që sezonin e shkuar u shpall lojtari i vitit në ishull. Formacioni ideal i publikuar nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, sheh pjesën dërrmuese të tij të dominuar nga Siti dhe Liverpuli, që po udhëheqin kampionatin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Qytetarët” e Guardiolës kanë plot 6 lojtarë në këtë formacion, portierin Ederson, Laporten, Bernardo Silvën, Fernardinjon, Sterling dhe Agueron, ndërsa “Red”-sat kanë katër lojtarë, Arnold Van Dijk, Roberton dhe Mane. I vetmi “outsider” në këtë formacion është Pol Pogba i Mançester Junajtidit, që plotëson kështu formacionin ideal.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb