TIRANË

Lajm i mirë për avokatin e njohur shqiptar, Maks Haxhia. Dy ditë pasi u shtrua me urgjencë në spital, mësohet se Haxhia e ka kaluar gjendjen kritike dhe ka dalë nga reanimacioni.

“BalkanWeb” ka kontaktuar me mjekët që kanë nën kujdes avokatin Haxhia, të cilët pohuan se ai është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasoja nga problemi shëndetësor që kaloi.

Avokati Haxhia, u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 10 tetorit në spitalin Amerikan ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Por tashmë gjendja e tij është drejt rehabilitimit.

Maks Haxhia është një emër i njohur për opinionin publik dhe ka mbrojtur personazhe të ndryshëm të njohur. Ndërkohë që kujtojmë se Haxhia ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në periudhën korrik-nëntor 1992.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: