Të pasurit një jetë të shëndetshme seksuale është shumë e rëndësishme për mirëqenien e secilit. Por problemet si nivelet e vogla të libidosë, paaftësia për të pasur ereksion etj., mund të ndikojnë në performancën e meshkujve në shtrat, shkruan Telegrafi. Këto gjithashtu shkaktojnë probleme të ndryshme në lidhje.

Sidoqoftë, ndërsa ka shumë hapa në farmaci për meshkuj, ju gjithashtu mund ta bëni partneren të lumtur vetëm duke i konsumuar këto ushqime:

– Specat e djegës
– Pjeshkat
– Boronicat
– Mollët

Të gjitha këto ushqime kanë diçka të përbashkët: janë të mbushura me flavanoide.
Ky përbërës, që gjendet te pemët dhe perimet, ndihmon në uljen e rrezikut të problemeve me ereksion te meshkujt që janë nën moshën 70 vjeçare.

Sipas American Journal of Clinical Nutrition, këto ushqime i ndihmojnë meshkujt të zgjasin më shumë në seks dhe të jenë më të fuqishëm.
Studimi ka zgjatur për dhjetë vite dhe janë studiuar mbi 25,000 meshkuj.

Pas 10 viteve hulumtuesit kishin zbuluar që meshkujt që kishin ngrënë më shumë ushqime me flavanoide, kishin pasur më pak probleme me ereksion krahas atyre që nuk kishin konsumuar ushqime me nivele të larta të flavanoideve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: