LIBRAZHD

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 34-vjeçar pas denoncimit të një vajze të re. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin R.H., 34 vjeç, banues në Përrenjas, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19-vjeçare.

Ka qenë vajza që ka denoncuar në polici duke treguar se 34-vjeçari prej kohësh nuk e linte të qetë duke i shkaktuar madje dhe ankth e stres dhe ishte kthyer në shqetësim për të dhe familjen e saj, i cili i kishte hyrë me forcë edhe në shtëpi.

Pas dëshmisë policia ka ndaluar të riun, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhunim i banesës” dhe “Përndjekja”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb