Një 20-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe dhunuar një 19-vjeçare.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ka qenë 19-vjeçarja e cila ka kallëzuar në Polici ngjarjen, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 20-vjeçarit dhe verifikimin e kallëzimit.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin E. N., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe e ka dhunuar. Punohet për kapjen e shtetasit E. N. dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb