Komisariati i Himarës ka referuar materialet në Prokurori lidhur me procedimin penal ndaj një 39-vjeçari.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, një shtetase ka bërë një kallëzim për 39-vjeçarin.

Ajo i ka treguar oficerëve të policisë se 39-vjeçari ishte kthyer në shqetësim për të, pasi ky i fundit e bezdiste me sms dhe telefonata.

Teksa ka nisur procedimi për 39-vjeçarin, materialet janë referuar në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Himarë / Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se 39-vjeçari e ka shqetësuar dhe bezdisur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: