AFRIKE E JUGUT – Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut. Këtë gjë e tregojnë edhe këto pamje të filmuara në Parkun Kombëtar në Kruger shkruan Daily Mail.

Dy fëmijë frikësohen nga një luan. Ata kishin dalë në dritaren e makinës për ta fotografuar por kafsha e egër me sa duket nuk i pëlqente që ta fotografonin. Ai ngrihet në këmbë dhe i “ngre” zërin dy vogëlushëve të cilët futen menjëherë në makinë të frikësuar.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: