BRITANI– Pas qeseve, pipat plastike janë kthyer në armikun e betuar të ambientalistëve. Shtete si Britania e Madhe, dhe kompani gjigantë në botë, po marrin në konsideratë mundësitë e nxjerrjes jashtë përdorimit, duke tërhequr vëmendjen e profesionistëve të plastikës.

Sipas një studimi të revistës amerikane “Science”, tetë milionë tonë mbetje plastike derdhen çdo vit në detet dhe oqeanet e globit, e barasvlershme me 250 kilogramë në sekondë.

Në mesin e këtyre mbetjeve, pipat plastike zënë një pjesë të konsiderueshme.

Ambientalistët në të gjithë botën nuk i kursejnë pamjet mbresëlënëse për të ilustruar ndikimin e tyre të dëmshëm në faunën detare.

Një video që po bën xhiros e radhës në rrjetet sociale tregon për shembull dy biologë të cilët nxjerrin për disa minuta pipa plastike të ngatërruara në hundën e një breshke në detet e Kosta Rikës.
“Pipat shërbehen njëkohësisht me gotat në bare. Ato janë shumë të vogla për nga madhësia për t’u ricikluar, pasi i kalojnë të gjithë filtrat”, shpreh me keqardhje Yasmine El-Kotni, bashkëthemeluese e shoqatës “Bas les Pailles”, e cila ka lëshuar një peticion për ndalimin e përdorimit të pipave në Francë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: