BULQIZË- Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kësaj radhe në Bulqizë. Sipas të dhënave zyrtare, një 40-vjeçar që po lëvizte më këmbë është përplasur nga një automjet me targa italiane. Drejtuesi i aksidentit e ka lënë në mes të rrugës dhe ka ikur por është kapur pak minuta më vonë.

“Në Fushë-Bulqizë, është marrë njoftim se një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet policisë në vendngjarje, dhe nga verifikimet paraprake, kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, që shkaktoi aksidentin e u largua nga vendi i ngjarjes, u kap nga policia disa minuta më pas, dhe është shoqëruar në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb