Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Lushnje–Fier. Sipas policisë, 52-vjeçari B.S, banues në Tiranë, duke drejtuer kamionin tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Sakaq, policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit, shoferin nga Tirana.

NJOFTIMI I POLCISE
Lushnje

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb