BRINDIZI

Një shqiptar 26 vjeç, i cili punonte në ndërtim në Itali është shoferi i makinës, që ka përplasur për vdekje një djalë në mbrëmjen e 25 gushtit. Viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë, kur u shtyp nga makina.

Viktima është një i ri nga Mali. I riu nga Shqipëria u arrestua nën disa akuza që kanë të bëjnë me mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për posedim të armëve, pasi policia i gjeti municion. I arrestuari është Mariglen Mara, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Ai përpos se ka shkaktuar aksidentin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

  • foto galeri

I riu nga Mali po kthehej në Brindizi nga rruga që të çon në San Vito dei Normanni, kur u godit fuqishëm nga një automjet dhe u hodh nga rruga, me thyerje serioze në gjymtyrët e tij të poshtme.

Makina e shqiptarit, që ishte nën pronësi të një tjetër të huaji në shtetin italian, u gjet në garazh, ende me shenja të aksidentit. Në shtëpinë e Marës u gjet edhe një pushkë si dhe fishekë. Me vendim të Prokurorisë, i arrestuari u dërgua në burgun e Brindizit.

(d.xh/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb