Lojtari i Corinthians Rodrigo Garro po hetohet për një aksident që shkaktoi vdekjen e një motoçiklisti në Argjentinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në General Pico, një qytet me 70 mijë banorë 600 kilometra larg kryeqytetit Buenos Aires.
Rodrigo Garro po drejtonte një mjet, kur duke u përpjekur të bënte një kthesë, goditi një motoçikletë që vinte në drejtim të kundërt.
Motoçikleta është shkatërruar plotësisht, ndërsa Nicolás Chiaraviglio, 30 vjeç, ndërroi jetë para se të mbërrinte ambulanca.
(J.S/BalkanWeb)