Tri automjete janë përfshirë në një aksident në dalje të qytetit të Elbasanit në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –ish-Kombinati Metalurgjik.


Në aksident është përfshirë një fuoristradë dhe dy autovetura, ndërsa dy persona sipas burimeve nga vendngjarja kanë marrë lëndime të lehta.


Pas aksidentit qarkullimi u bllokua dhe policisë iu deshën disa minuta për disiplinimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit .Ndërkaq po hetohen rrethanat dhe shkaqet që sollën aksidentin në fjalë.


(BalkanWeb)