Të paktën 36 persona kanë mbetur të plagosur në Francë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ku u përfshinë 4 autobusë që transportonin kadetë ushtarakë dhe një automjeti tjetër.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën A13 pranë Guerville, rreth 36 milje në perëndim të Parisit, pak para orës 19:00 të së mërkurës.

Shërbimet e urgjencës duke përfshirë pesëdhjetë zjarrfikës dhe personel mjekësor u dërguan në vendngjarje dhe reduktuan trafikun në autostradën e ngarkuar në një korsi të vetme.

Kadetët, të cilët po ktheheshin në shkollë nga një seminar kur ndodhi aksidenti, u larguan nga vendi i ngjarjes me autobusë zëvendësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb