Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj.
Sipas informacioneve nga policia, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
Nga informacionet e para mësohet se një prej të plagosurve është në gjëndje të rëndë, ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet. Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volkswagwn” me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.