ELBASAN


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.


Si pasojë e ngjarjes janë plagosur disa persona. Incidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.


Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Paraprakisht raportohej se nga kjo përplasje një shtetas ka mbetur i plagosur rëndë.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shstetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 (e.f/BalkanWeb)

Etiketa: