FIER- Një aksident është regjistruar sot në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë plagosur tre gra.

‘BalkanWeb’ mëson se në aksident janë përfshirë një mjeti tip ‘Ford’ dhe një tjetër veturë, ku udhëtonin tre gratë.

Gazetari Ervis Kuçi pohoi për ‘BalkanWeb’ se gratë, Enrieta Mahilaj, drejtuese mjetit dhe dy pasagjeret Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj janë transportuar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: