SHKODER – Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj.
Për pasojë dy persona janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Momentalisht nuk dihet ende identiteti i personave të plagosur, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: