FIER

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “çesma e Levanit”. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar një grua dhe një burrë të cilët janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit.

Aksidenti Makine
Aksidenti Makine

Mësohet se një nga të plagosurit është shtetasi i identifikuar  si 70-vjeçari, Qemal Aliaj nga Mallakastra. I plagosuri udhëtonte bashkë me djalin dhe një person tjetër.

Nga përplasja fatale 70-vjeçari ka mbetur i vetmi i plagosur. Ai kthehej nga punët në ullishten e tij ku ishte së bashku me djalin. I plagosuri ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb