ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një tentativë për t’i ikur policisë, e cila ishte vënë në ndjekje të tyre pasi dyshohet se po lëviznin me makinë të vjedhur.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët sapo kanë konstatuar policinë janë përpjekur të largohen me një shpejtësi rreth 200 Km/h me një makinë tip “BMW”.

Autoritetet në Kremona iu bënë thirrje për të ndaluar, por  shqiptarët bënë të kundërtën duke u larguar me shpejtësi,  veprim ky i cili përfundoi me makinën e dalë nga rruga dhe me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur.

Ndërkohë raportohet se personi që humbi jetën është rreth të tridhjetave, por identiteti nuk bëhet i ditur. Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, të cilët ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, përcjell “ilgiornale.it”.

Gjatë kontrollit në vendin e aksidentit, karabinierët kanë gjetur sende  me vlerë, të cilat dyshohen se shqiptarët i kanë përftuar përmes vjedhjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb