VENEZUELE

Një video shokuese e kapur nga një pasagjer tregon momentin kur një Cessna 206 u shkëput nga qielli dhe u përplas menjëherë më pas në pyll në Venezuela. Pas përplasjes raportohet të jenë vrarë dy nga katër pasagjerët e avionit.

Në një filmim të postuar këtë javë, duken dritat e avionit para përplasjes në zonën e pyllit. Ekuipazhi ishte në panik, pak para se avioni të përfundonte në zonën e pyllit.

Aksidenti ndodhi në Gran Sabana në zonën e shtetit Bolivar.Tre nga pjesëtarët e ekuipazhit ishin kolonelë në forcat e armatosura të Venezuelës, ndërsa njëri nga ata një rreshter, raporton ACN. Dy nga kolonelët mësohet të jenë vrarë gjatë përplasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: