TIRANË- Një grua ka humbur jetën mesditën e sotme në kryeqytet pasi është përplasur nga një automjet. Mësohet se aksidenti i rënë ndodhi rreth orës13:00 në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Gruaja e cila ishte më këmbë dhe po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Benz”, me targa AA 755 FF. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar blutë e Tiranës, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet hetimore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: