FIER

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier teksa makina ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rënda.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen “15 Tetori”. I moshuari  është përplasur teksa po udhëtonte me biçikletë në afërsi të shkollës “Mark Dashi”.


Ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar se i moshuari është përplasur nga një makinë tip ‘Opel zafira” me targa greke INT 411.  Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb