Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek ‘Ura e Varur’.
Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanËeb se një motor ka aksidentuar një turiste 32-vjeçare. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit.
Turistja nga Nepali dhe E.Z,20-vjeç janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal të Beratit. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.
Aksidenti ndodhi teksa turistja, pjesë e një grupi turistësh, po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë nisur hetimet.