Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, si shkaktar i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Blutë njoftojnë se i riu përplasi një efektiv policie që ishte në patrullë në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mësohet se efektivi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë lëndime në kokë dhe këmbë nga përplasja.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb