Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg për 60-vjeçarin Mhill Gega i cili përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjeçarin, Mark Gjeta.
Si pasojë e përplasjes 68-vjeçari humbi jetën.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës pas një debati mes autorit dhe viktimës.
Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë më herët, Mhill Gega ka thënë para hetuesve se nuk ka dashur ta kryejë krimin, por se e kishte bërë në gjaknxehtësi e sipër.
“Ne gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryej këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, ka thënë 60-vjeçari Gega.
(BalkanWeb)