Policia ka arrestuar 20-vjeçarin italian Salvadore Di Tella, i cili përplasi me Jet-Ski 19-vjeçarin Nicola Loro.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Velipojë, ku dy të rinjtë po kryenin manovra të rrezikshme.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, Nicola Loro humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Velipojë/Informacion shtesë

Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra  shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së  shtetasit N. L, që humbi jetën.)

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb