Pak orë pas aksidentit me vdekje në Fier, policia ka arrestuar autorin, i cili ishte larguar nga vendngjarja. Në pranga ka rënë shtetasi Kudret Zykaj, që sipas policisë, ka përplasur për vdekje 24-vjeçarin Flamur Tafaj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima me motor ishte përplasur nga mjeti tip “Benz”, i cili kishte përfunduar në një kanal.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj. Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: