Një 54-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një aksident me pasojë një viktimë në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.

Blutë njoftojnë se 52-vjeçari ka përplasur një këmbësore 62-vjeçare e cila si pasojë e aksidentit ka humbur edhe jetën.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi automjeti që drejtonte, ka përplasur këmbësoren shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb