Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin “Tepelenë-Fier”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë humbur jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeç, bashkëshortë.
Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur kur automjeti i drejtuar nga shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, ka përplasur makinën me të cilën udhëtonte çifti i bashkëshortëve.
Pas ngjarjes, specialistët e Policisë Rrugore arrestuan 61-vjeçarin, i cili ishte drejtuesi i automjetit autobot të përfshirë në aksident.
Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori, e cila ka nisur veprimet për hetimin e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.