Arrestohet 21 vjeçari që aksidentoi për vdekje dy shtetasit N.P. 63 vjeç dhe N. P., 43 vjeç mbrëmjen e së premtes në Vaun e Dejës.

Ndaj tij rëndon akuza veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Mjedë, ku i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorët.

Njoftimi i plote

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb