Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin e drejtuar nga një 27-vjeçar.
Si pasojë e plagëve, i dëmtuari ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Rr. Gj., 61 vjeç, pasi si pasojë e përplasjes së automjetit që ai drejtonte me motomjetin që drejtonte shtetasi Xh. M., 27 vjeç, humbi jetën 27-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb