Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku një nënë rreth 37-vjeçare, në gjendje të dehur nga alkooli, ka përplasur disa herë fëmijën e saj 5-muajsh në tokë.

Në momentin e ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçarja është proceduar, ndërkohë që foshnja është marrë nën kujdes nga shërbimet sociale.

“H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb