Garet Sauthgejt ka treguar se i beson verbërisht disa futbollistëve edhe kur ata janë jashtë forme. Kjo u pa qartësisht edhe në finalen e Europianit kundër Spanjës.

Qëndrimi në fushën e lojës i Herri Kejn, dukshëm jashtë forme, ua bëri më të lehtë spanjollëve fazën mbrojtëse dhe kjo situatë tensionoi edhe vetë lojtarët anglezë. Gazetari i “ESPN”, Mark Ogden, bëri të ditur se duke qenë pranë pankinave në fushë, kishte parë një shkëmbim aspak miqësor mes Bellingam dhe Sauthgejt gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, ku sipas tij, futbollist kishte shpërthyer kundër trajnerit që nuk po bënte asnjë lëvizje taktike.

“Pak para se Kejn të hiqej nga loja, Bellingam e humbi toruan me Garet Sauthgejt në anë të fushës, duke i sinjalizuar: ‘Ndrysho diçka, bëj diçka” dhe pastaj Kejn u hoq nga fusha. Sapo Kejn doli dhe Uotkins u fut e pastaj edhe Kol Palmer, Anglia luajti shumë më mirë”, shpjegoi gazetari momentin kur Bellingam tregoi pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit, i cili tashmë shihet si një sinjal se grupi i futbollistëve ka humbur besimin te ky i fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb