LEZHË- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta niset me urgjencë drejt Lezhës. Shkak është bërë plagosja e një aktivisti të LSI-së paraditen e sotme. “Në mbrojtje të zgjedhjeve të lira. Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”, ka thënë Meta.

Po kështu kandidati i LSI-së për deputet në Lezhë, Viktor Tushaj ka reaguar për ngjarjen në Shëngjin ku mbeti i plagosur një aktivist i kësaj force politike. Tushaj thotë se kanë qenë 10 persona të armatosur rëndë, ndërsa lëviznin me automjete pa targa.

“Grupi kriminal i rilindasve po kërcënon votuesit ditën për diell. Kanë qenë 10 persona të armatosur deri në dhëmbë që kanë dhunuar aktivistin e LSI”, ka thënë Tushaj.

Nuk kanë munguar as akuzat për policinë. “Policia rend pas viktimës dhe jo pas autorëve që lëvizin të armatosur me automjete pa targa dhe me xhama të errët”, theksoi Tushaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb