Pakistani dhe India vazhdojnë të jenë në konflikt, ndërsa nga shteti pakistanez ka akuza në drejtim të Indisë. Shteti i Pakistanit e akuzon Indinë se po planifikon sulme në territorin pakistanez.

“Ka mundësi për një tjetër agresion kundër Pakistanit dhe sipas informacioneve tona, ky sulm do të ndodhë në mes të 16 dhe 20 prillit”, tha ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi. Sipas tij, India i bën sulmet qëllimisht, që të rrisë agresionin ndaj Pakistanit, shkruan BBC.

Marrëdhëniet e tensionuara pakistanezo –indiane janë përkeqësuar edhe më shumë këtë vit, pasi Pakistani ka vrarë ushtarë indianë në kufi. Konflikti mes dy shteteve e ka bazën në pretendimet për Kashmirin, territor “asnjëanës”.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb