Menjëherë pas statusit në FB të futbollistit të shpresave, Rei Manaj, i cili quante De Biasin gënjeshtar për deklaratat e një dite më parë, ka reaguar e ëma e futbollistit të Interit.

De Biasi deklaroi dje gjatë një emisioni se ai do të grumbullonte vetëm lojtarë që luajnë dhe tregojnë veten në fushë dhe jo të tjerë që shkruajnë sms, duke iu referuar Rei Manajt. Një profil me emrin e futbollistit në FB reagoi ashpër ndaj De Biasit duke e quajtur gënjeshtar dhe se ai nuk i lutej apo lëpihej askujt për të qenë pjesë e formacionit kuqezi.

Mirëpo, në të njëjtin reagim në FB, ka komentuar edhe ëma e Rei Manajt, e cila u lutet administratorëve të faqes që ta fshijnë reagimin, pasi nuk është shkruar nga Rei, pasi ai nuk di të shkruajë shqip.

“Përshëndetje, ju lutem si prind ta hiqni këtë status sepse nuk është mendimi i Reit dhe janë të gjitha gënjeshtra…dhe për dijeni ky nuk është shkruar nga Rei sepse ai nuk di të shkruaj shqip 100% siç është shkruar këtu pa asnjë gabim”, shkruan e ëma e Rei Manajt. “Dhe mos shtrembëroni fjalët e thëna nga tekniku i Kombëtares. I lutem atij që përdor këtë faqe të mos shkruaj gjëra të tilla në emër të Reit”, përfundon e ëma e Rei Manajt.

Mamaja e Manajt

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: