TIRANE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për gazetarët, para ambjenteve të Prokurorisë së Tiranës, ka komentuar procedimet e bëra pak ditë më parë  për ndërhyrjen brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës. Alibeaj tha se së bashku me kolegët e tjerë u paraqiten sot në Prokurori në respekt të ligjit.

“Për të sqaruar juve dhe opinion publik sot në orën e caktuar së bashku me kolegët duhet të paraqiteshim në cilësinë e të pandehurit. Në respekt të ligjit, jo të këtyrë njerëzve,  e ndjejmë të nevojshme që respekti i ligjit është për të respektuar zyrat e shtetit. Të jenë akte të vlefshme. Ju e morët  vesh më përpara që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë materialesh ka policia. Për të dalë të vërtetën ia çova prokurorit kallëzimin penal, janë të gjitha deklarimet.

Jo vetëm kaq, i thashë do gjesh çdo lloj deklarimi, i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Është detyra jonë të respektojmë ligjin të japim fakte për të dalë e vërteta. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë, për të shpëtuar vendin të dielën para parlamentit, për të nxjerrë një ditë të mbarë. “-u shpreh ai.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb