KORCE – Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka postuar në adresën e tij në Facebook, momentet e përplasjes së protestuesve me policinë në qytetin e Korçës, gjatë marshimit në shenjë proteste kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas Balliut, revolta e sotme tregoi se qytetarët  “nuk bashkohen me qeverinë e drogës, e ata që fshehin krimin”.

Deputeti i djathtë shkruan se “vullneti i qytetarëve arriti të çajë kordonin e policisë së pafuqishme”.

Statusi i plotë

Kjo revoltë tregoj se qytetarët nuk bashkohen me qeverinë e drogës, nuk bashkohen me përdhunuesit e partisë, nuk bashkohen me ata që fshehin krimin.

Sot arritëm të çajmë kordonin nga Policia e pafuqishme përpara vullnetit të qytetarëve.

Bashkë do ti shporrim bandat në pushtet.

Është koha e qytetarëve.

Demokracia fillon me ju dhe vazhdon me ju.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb