DIBËR

Ndalohen dy persona nga policia e Dibrës për përplasjen e ndodhur më 28 qershor jashtë KZAZ numër 19 në Peshkopi.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se janë ndaluar Vladimir Kojku, protestues dhe sekretari i grupseksionit të PD në Dibër Melis Nela.

Kujtojmë që gjatë protestës në KZAZ pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar. 13 persona të tjerë të ndaluar për protestën u liruan nga gjykata më 2 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: