Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën e sigurisë për personat e arrestuar pas incidentit të ndodhur në KZAZ-në e këtij qytetit.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani, Ervin Baklli dhe Elvis Duro.

Ndërkohë, që shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Dermisha Bukova, Lirim Dedja dhe Fadil Rustemlliu në “detyrim paraqitje”.

Siç mund të shihet edhe në foton e siguruar nga “BalkanWeb”, të arrestuarit kanë ngritur dy gishtat lart, teksa ndodheshin brenda ambienteve të gjykatës, duke dhënë mesazhin se nuk do të ndalen.

Kujtojmë që pak ditë më parë, situata u tensionua së tepërmi në KZAZ-ën e Kavajës.

Militantët e opozitës u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë së Shtetit, duke bërë që këta të fundit të hidhnin gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion për të shpërndarë qytetarët, të cilët kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ nga materialet zgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: