TIRANE- Kreu i Shtetit, Bujar Nishani dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë vijuar përplasjet në distancë në lidhje me votën kundër të Shqipërisë në Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Dhjetor, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa sot Presidenti mohonte të ishte informuar në rrugë zyrtare nga ministri Bushati, MPJ-ja publikon shkresën dërguar këtij të fundit, për ta sqaruar ndërsa vetë ministri Bushati thotë se ka vepruar konform ligjit.

Shkresa e siguruar nga News 24 dhe BalkanWeb mban datën 3 shkurt 2017 me numër protokolli 1662 dhe është fiormosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Barbullushi. Në të informohet Presidenti për votën e gabuar në OKB dhe për faktin se çështja është sqaruar. Në shkresë thuhet se MPJ po vijon punën në koordinim me SHBA për hapat e mëtejshme dhe ruajtjen e kohezionit me vendet e NATO-s.
shkresa--e-ministrise-se-jashtmejpg

Presidenca tha më herët se “shkresa ka mbërritur në Presidencë dhe është regjistruar nga autoritetet e Gardës së Republikës, në orën 10:00 të datës 07.02.2017, si dhe pak minuta më vonë nga strukturat e protokollit të Institucionit të Presidentit të Republikës. Këto janë lehtësisht të verifikueshme dhe jo pretendimet disinformuese të Ministrit”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb