Parlamenti shqiptar miratoi të premten në një seancë plenare të jashtëzakonshme, një projektrezolutë ndaj presidentit Ilir Meta, të cilin maxhoranca e akuzon se me disa dekrete të tij ka krijuar ngërç në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e tij, Meta është shprehur se mbi të gjitha qëndron Kushtetuta dhe se do të veprojë vetëm në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Shqipërisë.

Për këtë “përplasje” ka reaguar ish-deputeti i LSI Luan Rama. Ai thekson se shteti drejtohet nga Kushtetuta e jo nga rezolutat.

Postimi i Luan Ramës:

Shteti drejtohet me kushtetutë,

O budallej!

Jo me rezolutë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb