Të paktën 12 persona po marrin trajtim mjekësor pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, të cilët kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes mes protestuesve tek Astiri dhe policisë.


Burime nga Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 5 efektivë policie dhe 7 protestues.


Po ashtu mësohet se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë që spitali është në gatishmëri të plotë.


Banorët kanë bërë rezistencë që në orët e para të mëngjesit, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve. Aktualisht punonjësit e IKMT-së vijojnë punën në terren për shembjen e objekteve që preken nga zgjerimi i Unazës së re.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb